Personi i cili është hedhur ditën e sotme nga tarraca e pallatit ku jeton, mësohet të jetë shtetasi A.Sh., 64-vjeçar. Nga fotot e siguruara nga Portali ElbasaniON shihet pallati nga u vetëhodh qytetari. Dyshohet se ky shtetas ka probleme mendore, por për momentin ndodhet në Spitalin Rajonal të Elbasanit.
Njoftimi
Më datë 11.09.2021, rreth orës 10:40, në lagjen “Visarion Xhuvani”, Elbasan, shtetasi A.Sh., 64 vjeç, ( me probleme të shëndetit mendor) , banues në Elbasan, është vetëhedhur nga taraca e pallatit ku banonte, dhe për pasojë ka humbur jetën në Spitalin Rajonal Elbasan.
Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes