Meta dekreton Ramën si kryeministër/ Pritet përgjigja e Gjykatës Kushtetuese për shkarkimin e Metës

Presidenti aktual i Shqipërisë, Ilir Meta ka dekretuar ditën e sotme kryeministrin Edi Rama, duke mbështetur kështu faktin se Partia Socialiste është fituesja e zgjedhjeve të mbajtura në muajin Prill.

Duket se marrëdhëniet mes Metës dhe Ramës janë përmirësuar në rrugë insituticionale, ku presidenti garanton që të zbatojë Kushtetutën dhe kryeministri do të respektojnë qëndrimin e tij, pavarësisht nismës për shkarkim.

Rama tha dje se Meta do të qëndrojë në detyrë pavarësisht shkarkimit nga Kuvendi, deri sa të shprehet Gjykata Kushtetuese.

D E K R E T PËR EMËRIMIN E KRYEMINISTRIT

Në mbështetje të neneve 93 dhe 96, pika 1, të Kushtetutës, pas zhvillimit të zgjedhjeve të përgjithshme për Kuvendin e Republikës së Shqipërisë të datës 25.04.2021, rezultati përfundimtar i të cilave është shpallur nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve përmes Vendimit nr. 21, datë 13.07.2021, të Komisionit Rregullator, sot më datë 10.09.2021, në fillim të Legjislaturës së X-të, pas thirrjes dhe zhvillimit të mbledhjes së parë të Kuvendit të porsazgjedhur, sipas propozimit me nr. 216 prot., datë 2.9.2021, të Partisë Socialiste të Shqipërisë, parti kjo që rezulton se ka shumicën e vendeve në Kuvend,

D e k r e t o j:

Neni 1

Zoti Edi Rama, emërohet Kryeministër i Republikës së Shqipërisë.

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.

Nr. Dekretit 13 210

Tiranë, më 10.09.2021