Arrestohet në flagrancë 56-vjeçari nga Elbasani

Në vendin e quajtur “Pushimi i shoferit” policia e Fierit ka arrestuar 56-vjeçarin me iniciale A.G.

Sipas policisë, 56-vjeçari banues në Elbasan është kapur në flagrancë teksa po transportonte 3 emigrantë të paligjshëm.

Njoftimi i policisë:

Në zbatim të planit të masave për të parandaluar dhe goditur aktivitetin e paligjshëm të dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufijve dhe tranzitimin e tyre në territorin shqiptar, me destinacion vendet e BE-së, nga shërbimet e Policisë Rrugore në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Fier, u arrestua në flagrancë shtetasi A. G., 56 vjeç, banues në Elbasan.