Armë dhe municione / Franca i vjen në ndihmë Ukrainës

Franca ka dërguar armë dhe municione në Ukrainë, ndërsa Perëndimi vazhdon t’i dërgojë armë Ukrainës në betejën e tyre me trupat ruse, shkruan BBC
Presidenti Zelensky zhvilloi një bisedë telefonike me presidentin e Francës Macron të shtunën në mëngjes.

“Koalicioni kundër luftës po funksionon!” shkroi Zelensky në Twitter.

Të shtunën, Macron postoi një video duke deklaruar: “Lufta do të zgjasë,  ne duhet të përgatitemi për të!”

Macron tha se Franca do t’i sigurojë Ukrainës një “ndihmë shtesë buxhetore prej 300 milionë euro”.