Në kuadër të projektit “Toward a Positive Future” e mbeshtetur nga The Global Initiative Against Transnational Organized Crime nën financimin e qeverisë hollandeze INAC organizoi një takim me drejtues të disa shkollave të qytetit të Elbasanit, drejtues të Shërbimit Psikosocial dhe psikologë e punonjës socialë të shkollave.
Me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga Global Initiative Fatjona Mejdini dhe Xhodi Hysa si dhe drejtuesen e programeve pranë ambasadës hollandeze Ebi Spahiu.
Problematikat, sjelljet ndërhyrjet dhe një panoramë të qartë të situatës e sollën mes diskutimeve mjaft frytdhënëse të pranishmit.
Nevoja për ndërhyrje në edukim, orjentim të drejtë në karrierë dhe krijimin e hapësirave të argëtimit nëpërmjet aktiviteteve kulturore dhe sportive ishin disa nga pikat e rëndësishme të diskutuara që do të orjentojnë jo vetëm zbatimin e projektit por edhe projekte në të ardhmen në fushën e edukimit të të rinjve, me qëllim largimin e tyre nga modelet negative të drogës, alkoolit, krimit të organizuar, një problematikë që u theksua mjaft gjatë këtij takimi.
