INAC realizon sesion e informimit për gazetarët e rinj/ Ftesë për studentët e gazetarisë në Elbasan

INAC organizoi ditën e djeshme një sesion informimi me studentët e gazetarisë dhe gazetari-anglishtes, në Universitetin “Aleksandër Xhuvani”.
Ky takim informues u bë në kuadër të projektit “Fuqizimi i gazetarëve të rinj për punë, gazetari më cilësore, komunitet më i fortë”, të implementuar në Shqipëri nga “Partners Albania” me nëngrant INAC.


Veç prezantimit të projektit dhe thirrjes për angazhimin e studentëve të gazetarisë në këtë projekt, I ftuar ishte edhe gazetari i mirënjohur Fatos Salliu, i cili jo vetëm solli eksperiencën e tij në median tradicionale dhe online por gjithashtu u ndal në zhvillimet e reja sa i përket medias online dhe angazhimit qytetar nëpërmjet metodave inovative, një prej të cilave instrumenti ECR, që studentët do ta përdorin për të qenë sa më afër të rinjve sidomos në zonat rurale.
Projekti do të zgjasë 10 muaj dhe veç studentëve do të përfshijë edhe dy shkolla të mesme rurale duke trajtuar çështje që deri tani nuk kanë pasur mbulimin e duhur.