Aksidenti në Librazhd/ Nxirren të gjallë dy fëmijë, kërkohet trupi i pajetë që e mori rryma

Gjashtë pasagjerët që po udhëtonin në automjetin tip “ML” që përfundoi në lumin Shkumbin paraditen e sotme, ku tre prej të cilëve ndërruan jetë, dyshohet se ishin pjesëtarë të së njëjtës familje nga Kalimashi i Kukësit.

Trupat e viktimave, dy prej të cilëve janë një çift bashkëshortësh janë nxjerrë ndërkohë që po punohet edhe për gjetjen e trupit të katërt që është rrëmbyer nga rryma në momentin kur ekskavatori ndërhyri për të spostuar automjetin.

Dyshimet janë se ai mund të ketë ndërruar jetë. Nga sa mësohet dy nga pasagjerët konkretisht dy fëmijë janë nxjerrë të gjallë. Ata janë dërguar në spital ku po marrin ndihmën e parë mjekësore. Në vendin e ngjarjes ndodhen familjarë të shumtë të personave të aksidentuar. Ndërkohë që hetimet për ngjarjen po ndiqen nga afër edhe nga drejtuesit e prokurorisë dhe policisë së Elbasanit.