Ministrja Kushi ka ndarë lajmin se prindërit që do të qëndrojnë me fëmijët gjatë datave 24, 25 dhe 26 janar nuk do të kenë pasoja funanciare. Ata do të paguhen si një ditë normale pune.
INFORMIM PËR PRINDËRIT
Nisur nga vendimi i fundit për ndërprerjen e procesit mësimor nga data 24 – 26 janar për shkak të kushteve të vështira atmosferike, nisur edhe nga eksperiencat e mëparshme ku me vendim të Këshillit të Ministrave njëri nga prindërit me fëmijë të mitur lejohet të qëndrojë në shtëpi pa pasoja administrative dhe financiare, i njëjti vendim do të aplikohet përsëri edhe gjatë javës së ardhshme.
Ju uroj të dielë të qetë!
