Lajmi i fundit/ Automjeti kthehet përmbys në aksin Elbasan-Peqin (Video ekskluzive)

Në segmentin Elbasan-Peqin, në fshatin Vidhas është regjistruar një aksident.
Sipas informacioneve, automjeti ka dalë nga rruga për shkak të shpejtësisë.
Drejtuesi i automjetit është nisur drejt Spitalit Rajonal Elbasan, ku ndodhet jashtë rrezikut të jetës.
Në videon e mëposhtme, të siguruar nga website ElbasaniOn, gjeni pamje nga vendngjarja ku shihet se makina është kthyer përmbys.