I njohur për botën e krimit/ Ky është ish-partneri që dhunoi dhe tradhtoi Arjola Demirin

Arjola Demiri ka ndarë me banorët e “Big Brother VIP” një nga momentet më të vështira të jetës së saj, ku ka treguar dhunën fizike dhe tradhëtinë që i shoqi i bëri për 6 vite rradhë me dijeninë e saj.

Ato vite nuk kanë qenë aspak të lehta për aktoren, nënën e tre fëmijëve e cila në luftë me depresionin ka tentuar edhe vetvrasjen, prej të cilës e ka shpëtuar nëna e saj.

Por kush është ish-bashkëshorti i Arjola Demirit?

Burimet e medias Albeu.com kanë treguar se ish-partneri i aktores është Ajax Boshnjaku, personazh i njohur në botën e krimit.

Në tetor të vitit  2018 ai ishte i përfshirë në masakrën e ish-Bllokut ku mbeti i vrarë Fabiol Gaxha. Ajaxi, miku i i Ervin Matës u akuzua për moskallëzim krim.

Sipas Albeu.com ai është sot babi i dy djemve binjak me një grua tjetër me të cilën Arjola Demiri ka edhe çështje penale.

Arjola ka treguar se ka marrë më në fund kujdestarinë e 3 fëmijëve që ka patur nga bashkëjetesa me Ajaxin, pas ajo nuk ka patur një celebrim me ligj me të.