Profesori dhe kritiku i artit Astrit Lopari është shpallur “Qytetar Nderi”. Ky vendim është marrë nga Këshili Bashkiak pas vdekjes së Loparit, i cili humbi jetën në moshën 71-vjeçare pas infektimit me Koronavirus.
Ai ka drejtuar për një periudhë të gjatë shkollën artistike “Onufri” në Elbasan, nga e cila kanë dalë dhjetra muzikantë dhe artistë të vendit.
Postimi i Këshilli Bashkiak
Këshilli Bashkiak Elbasan, si institucioni më i lartë dhe organi përfaqësues i qytetit dhe qeverisjes vendore ka miratuar me votë unanime dhënien e titullit më të lartë të qytetit, “Qytetar Nderi” (post-mortum) një figure të shkëlqyer, profesorit Astrit Lopari.
I nderuar që kam firmosur një vendim të tillë dhe po aq i nderuar që në cilësinë e K/ Këshillit të bëj shpalljen publike në një event të shkëlqyer.
Në emër të Këshillit, një mirënjohje për kryetarin e Bashkisë Elbasan z. Gledjan Llatja, një inspirues pasionant, inicues dhe mbështetës i zjarrtë i lartësimit zyrtar të figurave që nderojnë Elbasanin dhe Shqipërinë
