22-vjeçari me iniciale M.F., është arrestuar nga Specialistët e Seksionit të Trafikut Interurban dhe Urban në DVP Elbasan për shkelje të rregullave të qarkullimit. M.F., banues në Tiranë është përgjegjës për aksidentin e ndodhur dje në aksin “Cërrik-Belsh”, ku mbetën të lënduar tre shtetas.
Gjithashtu, është arrestuar dhe 26-vjeçari me iniciale Z.M., për “prodhim dhe shitje të lëndëeve narkotike” si dhe për “drejtim të automjetit në mënyrë të parregullt”.
Njoftimi i policisë
Arrestohen në flagrancë 2 shtetas, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.
Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në Drejtorin Vendore të Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” shtetasin Z. M., 26 vjeç, banues në Tiranë, pasi nga kontrolli i ushtruar në mjetin tip “Fiat” ju gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi e vogël lënde narkotike e llojit Cannabis Sattiva si dhe automjeti.
Specialistët e Seksionit të Trafikut Interurban dhe Urban në DVP Elbasan arrestuan në flagrancë për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, shtetasin M. F, 22 vjeç, banues në Tiranë, pasi në aksin rrugor Cërrik Belsh, mjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin M. F. është përplasur me mjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin V. H. Për pasojë janë dëmtuar të dy drejtuesit e mjeteve dhe pasagjerja, shtetasja K. U., të cilët ndodhen në Spitalin Rajonal Elbasan, jashtë rrezikut për jetën;.
Video ekskluzive e aksidentit në aksin “Cërrik-Belsh”.
