Zbardhen detaje të reja nga vdekja e 27-vjeçarit në Cërrik

Detaje të reja janë zbardhur nga vdekja e 27-vjeçarit në Cërrik, që humbi jetën pasi i shpërtheu në dorë lëndë plasëse.

Lidhur me ngjarjen, një nga pistat e hetimit të ekpsertëve 

Lidhet me dyshimin se i riu e ka gjetur lëndën plasëse në rrugë, sapo ka dalë nga shtëpia, ndërsa pista tjetër është ajo e përdorimit të tij si i paguar për të kryer një atentat.

Mësohet se mina me telekomandë ka pasur të paketuar një sasi prej 250 gr lënde shpërthyese C 4, e cila dyshohet se do të përdorej për një atentat të dështuar.

Kujtojmë se ngjarja e rëndë ka ndodhur mesditën e së enjtes në aksin rrugor Elbasan-Belsh, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i lagjes nr. 3”, Cërrik, ku shtetasit Erion Rexhepi., 27 vjeç, i ka shpërthyer një sasi lëndë plasëse në dorë dhe për pasojë ka humbur jetën.