Era e trëndelinës është bërë shka për rikthimin në pistë të avionit që po udhëtonte drejt Pizës, Itali.
Stjuardesat dhe stafi i linjës Tiranë-Pisa janë shqetësuar kur kanë ndjerë aromën e trëndelinës në avion, duke dyshuar për prani të lëndëve narkotike.
Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur ditën e sotme në aeroportin e Rinasit
Avioni është detyruar të rikthehet në vendnisje pak momente pasi ishte nisur dhe po behej gati të ngrihej në fluturim.
Por pasi është kontrolluar pasagjeri dhe është verifikuar aroma e xhupit të tij avioni është nisur përsëri.
Kjo ka shkaktuar vonesë me gati dy orë nga destinacioni për në Pisa.
