Vetëhidhet nga kati i tretë gruaja në Tiranë/ Ndodhet në gjendje kritike për jetën

Një 42-vjeçare ka tentuar të vetëvritet duke u hedhur nga kati i tretë i pallatit në vendin e quajtur “Ardeno”, Tiranë.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 05:50 në pallatin e ndodhur në autostradën Tiranë – Durrës.

Gruaja me iniciale D.P., është transportuar në spital dhe ndodhet në spital në gjendje të rëndë për jetën.

Në vendin e quajtur “Ardeno”, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i tretë i pallatit ku banon, shtetasja D. P., 42 vjeçe” njofton policia e Tiranës.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Fillimisht janë familjarët që janë marrë në pyetje.