Iu rikthye tumori në kokë pas 9 viteve/ Behxhet Pacolli mbështet aktoren: “Jam gati!”

Aktorja dhe deputetja e Kosovës, Adriana Matoshi ka bërë me dije se pas 9 viteve i është rikthyer tumori në kokë.

“Kam ende qytete për të vizituar, skena filmash për të luajtur dhe për të rritur fëmijët”,-ka thënë ajo ndër të gjitha, çka ka nxitur menjëherë mbështetjen nga njerëzit e thjeshtë dhe personazhet e njohura shqiptare.

 

Aktores ika ofruar ndihmë edhe kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behxhet Pacolli. Ai i ka shkruar Matoshit se është në dispozicionin e saj dhe nëse ajo e konsideron se ndihmën mjekësore duhet ta kërkojë jashtë Kosovës.

“Adriana unë uroj nga zemra që të kurohesh nga kjo kokëdhimbje sa më shpejt. Të lutem mos harro se jam në dispozicionin tënd nëse mendoni se jashtë vendit, në Zvicër apo gjetiu do të ishte më mirë të vazhdosh të merresh me këtë problem që po të shqëtëson tani. Më thuaj të lutem!”, ka shkruar Pacolli.

Gjithashtu, dhjetra qytetarë të Prishtinës kanë realizuar një marshim nga sheshi “Zahir Pajaziti” deri te “Teatri Kombëtar”, duke mbështetur aktoren, e cila nuk ka nguruar të përcjellë mesazhe për të dashur jetën.