Tenistja kineze Peng Shui është zhdukur pasi ka akuzuar një ish-zyrtar të vendit të saj për abuzim seksual.
Kjo zhdukje e menjëhershme e sportistes ka nxitur OKB-në t’i kërkojë informacion qeverisë kineze.
“Ne kërkojmë transparencë”, këmbënguli zëdhënësja e OKB-së, duke theksuar se “abuzimet seksuale ekzistojnë në të gjitha shoqëritë”.
Peng Shui, 35 vjeç, akuzoi ish-zëvendëskryeministrin kinez Zhang Gaoli, i cili ishte një nga shtatë politikanët më të fuqishëm të Kinës nga viti 2013 deri në 2018 në rrjetet sociale se abuzoi me të për 3 vite dhe më pas e detyroi të bëhej e dashura e tij.
“Ne duam të theksojmë se është e rëndësishme të dimë se ku është dhe në çfarë gjendje është”, tha Trossel.
Gjatë ditëve të fundit, personalitete të tenisit botëror kanë shprehur shqetësimin e tyre për Peng Shui në Twitter, me hashtag #WhereIsPengShuai. Censura kineze ka fshirë edhe gjurmën më të vogël të akuzave të tenistes në rrjetet sociale.
Postimi që u bë fillimisht në Weibo (ekuivalenti kinez i Twitter) u fshi shumë shpejt dhe Agjencia Franceze nuk mundi të verifikonte vërtetësinë e tij. Që atëherë, nuk ka asnjë të dhënë se ku gjendet tenistja.
