“Uaa çfarë dore”/ Në “Big Brother VIP” vajzat zhvishen dhe përfundojnë në duart e…

Banorët e “Big Brother VIP” kanë dalë në përfundimin se Kledi e pëlqen Einxhel Shkirën.
Menjëherë pas hyrjes së saj ai nisi t’i afrohej dhe t’i bënte masazh, si rezultat i së cilës Einxhel u zhvesh në pjesën e sipërme.
Kësaj panorame nuk i rezistuan dot Beniada dhe Semi. Mbesa e Nishanit mbajti veshur vetëm xhinset, ndërsa Semi u zhvesh e gjitha dhe i mbuloi pjesët intime me një peshqir të bardhë. Kledi vendosi që t’u bëjë edhe atyre masazh për t’i qetësuar.
“Uaaa, çfarë dore!”, tha gjatë kohës që masazhohej Beniada.
Që në fillim, ish-futbollisti ka treguar se mediton për të qetësuar trupin dhe mendjen, e disa metoda ua ka mësuar edhe një pjese të banorëve në shtëpi. Gjithashtu, ai ka zbuluar se është i lidhur me një vajzë të huaj, e cila është nënë e një fëmije.
Por kjo gjë nuk e ka penguar konkurrentin që të masazhojë vajzat seksi të shtëpisë më të famshme në Shqipëri.