Përdhunoi të miturën, avokatja e 19-vjeçarit:” E mori 11-vjeçaren në shtëpi për marrëdhënie serioze”

19-vjeçari Fisnik Halili është lënë në burg nga gjykata pasi përdhunoi të miturën 11-vjeçare.
Avokatja e të riut Eva Gjeta ka deklaruar se vendimi i gjykatës sipas saj është i padrejtë dhe i pabazuar në prova, megjithëse vetë ajo pranoi se 19 vjeçari e ka marrë në shtëpinë e tij vajzën për qëllime serioze. Sipas avokates, “faji” është i vajzës pasi thekson se ajo nuk i ka treguar se është e mitur.
“Sapo dola nga ambientet e gjykatës ku u vlerësua seanca gjyqësore. Nga ana e organit të akuzës nuk u paraqit asnjë provë që të provohet fakti që i mbrojturi prej meje të ketë konsumuar një nga vepra për të cilat akuzohet. Por gjykata vendosi që të vendoset masa ‘arrest me burg’. Për ne ky është një vendim i pambështetur në prova. Djali nuk pranon të ketë kryer marrëdhënie seksuale. Ai pranon se e ka njohur prej një jave e ka marrë në shtëpi për qëllime serioze dhe në asnjë moment nga vajza nuk i është bërë me dije se ka qenë një e mitur. Me sa tha prokuroria i është bërë ekspertiza vajzës por nuk ka dalë përgjigjia, jemi të detyruar të presim”– tha avokatja.
I riu është arrestuar 2 ditë më parë, ndërsa pritet të dalin rezultatet e ekspertizës mjeko-ligjore që do hedhin më shumë dritë mbi ngjarjen.