Policia e Kosovës ka arrestuar 23 prindër pasi dyshohen se keqtrajntojnë fëmijët e tyre.
Ky operacion është marrë në kuadër të një plani operativ për të identifikuar fëmijët lëmoshë-kërkues si viktima të mundshëm të trafikimit..
Operacioni i Policisë së Kosovës ka zbatuar planin gjithë javës, nga ku rezultuan 23 prindër të dyshuar se keqtrajtonin fëmijët. I gjithë ky aksion u zhvillua që nga 25 tetori e deri një ditë më parë.
Gjatë këtij aksioni u bë identifikimi i 18 fëmijëve lëmoshë-kërkues, prej tyre 11 shtetas kosovarë dhe 7 nga Shqipëria.
Krejt ky plan është bërë në koordinim me Qendrat për Punë Sociale. E më të theksuara, rastet e fëmijëve të cilët kërkojnë lëmoshë, janë në komunën e Prishtinës.
Blerim Shabani nga Qendra për Punë Sociale, ka treguar për median “Express” se numri i rasteve të tilla të identifikuara në Prishtinë nuk është i vogël, ndaj qytetarët duhet të ndërgjegjësohen dhe të mo u japin më lëmoshë fëmijëve.
Për realizimin e këtij plani operativ, policia është përkrahur nga Prokuroritë në rajonet përkatëse, Qendra për Pune Sociale, Drejtoria për Migrim dhe të Huaj, Policia Kufitare dhe Stacionet Policore.
