Mungesa e shirave dhe temperaturat e larta kanë shkaktuar “tharjen” e hidrocentralit të Banjës.
Siç shihet edhe në fotot e LSA-së, niveli i ujit ka arritur në minimum dhe në Gramsh nuk mund të prodhohet sasia e duhur e energjisë elektrike.
Mungesa e rezervave ujore e kanë kthyer Liqenin e Banjës në shkretëtirë, ndërkohë që vendi ynë është detyruar të blejë energji elektrike me çmim më të lartë se sa e kemi eksportuar energjinë e prodhuar në vend.
