Ditën e sotme ambasadorja e SHBA-së ka shprehur mbështetjen ndaj Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut për hapjen e negociatave me Bashkimin Europian.
Ajo ka thënë se SHBA mbështet edhe nismën e Ballkanit të Hapur, duke theksuar se pjesë e kësaj nisme duhet të bëhen të gjithë vendet e Ballkanit Perëndimor.
“Përkushtimi ndaj Ballkanit Perëndimor mbetet i fortë, duke mbështetur hapjen e negociatave para fundit të vitit 2021. Mbështesim “Ballkanin e Hapur” që duhet të jetë i hapur për 6 vendet e Ballkanit Perëndimor dhe nisma të tjera që promovojnë integrimin rajonal”, shkruan Yuri Kim. m.v/Abcnews.al
