Rama:”Çmimet nuk do të kthehen siç ishin. Kriza do e ketë kulmin në mesin e vitit që vjen”

Ditën e sotme, pas mbledhjes së qeverisë në kuadër të diskutimit për rritjen e çmimeve, kryeministri Rama është shprehur se plani i posaçëm me menaxhimin e situatës do të publikohet të shtunën.
Pas mbledhjes së qeverisë në kuadër të diskutimit për rritjen e çmimit të energjisë kryeministri Edi Rama është shprehur se të shtunën do të publikohet edhe plani i posaçëm i hartuar në lidhje me menaxhimin e situatës.

Kreu i qeverisë është shprehur se do të kenë në vëmendje dhe do të ndihmojnë konsumatorët duke filluar nga më i dobëti për të vijuar më pas tek ato që kanë më shumë të ardhura, ndërkohë që çmimet nuk do të ndryshojnë edhe pas kapërcimit të krizës.

“Ne i kemi përllogaritur të gjitha dhe nesër do të publikohet plani i posaçëm. Ndërkohë nuk mundet të bëjmë tjetër gjë përveç të referohemi analizave të ekspertëve dhe analizave të vendeve të ndryshme. Është një situatë e ngjashme nga aspekti i goditjes me atë të pandemisë ku të gjithë janë të afektuar. Ndryshe nga pandemia vende të ndryshme kanë karakteristika të ndryshme por të gjithë janë të përfshirë në një arsyetim sesi duhet të përballet kjo situatë. Ekspertët mendojnë se kriza do të jetë prezente dhe pikun e saj deri në mesin e vitit të ardhshëm dhe pas kapërcimit të kulmit çmimet nuk do të kthehen aty para shfaqjes së krizës.
Ajo që na takon është mbrojtja e konsumatorëve tanë, me një rend prioritetesh, duke pasur parasysh ato më shumë në nevojë dhe duke shkuar lart nga biznesi i vogël tek ato me të ardhura më të larta. rendi është nga më të dobëtit te të fortët. Sjell në vëmendje se e vetmja rritje çmimi që ka ndodhur në periudhën e qeverisjes sonë është ajo e vitit 2015 kur jemi futur në reformën e energjisë ku çmimi u vendos në një pikë që nuk e mbulon koston.
Diferenca mes çmimit të vjetër dhe të riut në atë kohë për rreth 200 mijë individë dhe familje paguhet sot e gjithë ditën. Pensionistë, familje me ndihmë ekonomike marrin nga shteti 30 milionë dollarë çdo vit si kompensim mes çmimit të vjetër dhe të ri. Bëni llogaritë janë disa gjëra që humbasin nga vëmendja”, është shprehur ndër të tjera kryeministri Edi Rama.