Pas atentatit të ndodhur ditën e djeshme në Elbasan, ku u shënuan dy viktima, Lulzim Bitri dhe Ardjan Çollaku, policia ka shoqëruar 25 persona.
Burime për median kombëtare Abcnews.al bëjnë me dije se deri më tani ka shkuar në 25 numri i personave të shoqëruar. Viktimat e atentatit janë Ardjan Çollaku 50 vjeç me një të shkuar kriminale, i dënuar në Itali për trafik lëndësh narkotike, por i skeduar edhe në Shqipëri për dhunë në familje dhe Lulzim Bitri 40 vjeç, gjithashtu me precedent penal, i përfshirë në një vrasje në Tetovë tre vite më parë.
