Gjatë vizitës së lamtumirës në Shqipëri kancelares Merkel i është bërë një ftesë me nota humori nga kryeministri Rama.
Kreu i Qeverisë i ka thënë Merkelit që të vijë të shijojë klimën e Shqipërisë sepse e ka më të mirë se Europa.
“Besoj se në një kohë të afërt Merkel do të ketë më shumë kohë dhe shpresoj të vizitojë sërish Shqipërinë, të njohë më nga afër realitetin tonë. Dhe për një farë mënyrë pas gjithë asaj ngarkese për tu shpërblyer me detin natyrën të shijojë diellin dhe humorin që e kemi më të mirë se Europa”, tha Rama.
