ELBASAN/ Arrin të kontrollohet zjarri pranë Drejtorisë Arsimore

Një magazinë pranë Drejtorisë Arsimore Elbasan është përfshirë në flakë ditën e sotme.

Mësohet, që situata e krijuar nga përhapja me shpejtësi e flakëve të zjarrit është vendosur nën kontroll nga dy zjarrfikëse.

Paraprakisht nuk janë të qarta shkaqet e rënies së zjarrit, por dyshohet se mund të jetë shkaktuar nga ndonjë qark i shkurtër i rrjetit elektrik që rezultoi të ishte i amortizuar.