Tragjedi në Maqedoni/ Katër persona humbin jetën pasi automjeti përfshihet nga flakët në përplasjen me kamionin nga Kosova

MAQEDONI- Një aksident tragjik ka ndodhur në qarkoren Radishan–Prishtinë–Mirkovcë, ku katër persona kanë humbur jetën pas një përplasjeje mes një veture dhe një kamioni. Sipas informacioneve paraprake, goditja ka qenë jashtëzakonisht e fortë, duke bërë që vetura BMW të shpërthejë menjëherë në flakë.

Katër personat që ndodheshin brenda automjetit nuk kanë arritur të shpëtojnë, ndërsa makina është djegur tërësisht.Mësohet se, si pasojë e përplasjes së fuqishme, kamioni me targa të Kosovës, ka dalë jashtë rrugës dhe ka përfunduar jashtë rruge.

Ndërkohë ende nuk janë zbuluar identiteti i viktimave. Në vendin e ngjarjes ndodhen forca të shumta policore, zjarrfikës dhe ekipe emergjente, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e kësaj tragjedie të rëndë rrugore.