Për të dytin shtator shkolla 9-vjecare në në njësinë administrative “Tregan ” në bashkinë Elbasan nuk hap dyert për të mirëpritur nxënësit e saj. E vetmja shkollë për banorët e këtij komuniteti nuk është me funksionale pasi pësoi dëmtime nga tërmeti i 2 viteve më parë. Por sipas banorëve kjo nuk është arsye pse shkolla duhet të qëndrojë në këtë gjendje për afro 3 vite.
Prej afro 3 vitesh fëmijët e këtij fshati janë të detyruar që të shkojnë në shkollën e Kuqanit disa kilometra më larg. Banorët e fshatit Llixhë shprehen se ndihen të shqetësuar për të ardhmen e fëmijëve të tyre sepse shkollën detyrohen ta bëjnë diku tjetër dhe për më të vegjlit është shumë e vështirë.
Ndonëse bashkia e Elbasanit ka bërë gati projektin e ndërtimit të shkollë së re në themelet e asaj të dëmtuar dhe e ka dërguar për miratim në Ministrinë e Arsimit, ende fondi nuk është levruar. Drejtorja e Politikave të Arsimit dhe Edukimit thotë se është në pritje të fondit për të
Për shkak të distancës nga zona ku banojnë fëmijët e Treganit pak janë duke e ndjekur mësimin plotësues të lancuar nga Ministria e Arsimit. Por për prindërit e tyre shqetësim është nisja e shirave dhe ardhja e dimrit ku të vegjëlit do të shkojnë në shkollë pa patur kujdesin e tyre.
