E FUNDIT/ SHÇBA arreston policin për korrupsion

Në kuadër të procedimit penal nr. 5236 të vitit 2021, sot u bë ndalimi i punonjësit të policisë Z.H., 54 vjeç, efektiv pranë Komisariatit të Qarkullimit Rrugor Tiranë për veprën penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Shpërdorim detyre”.
Gjithashtu, në lidhje me këtë rast u proceduan në gjendje të lirë, dy shtetas:
– K.T., 20 vjeç për veprën penale “Moskallzim i krimit”;
– K.M., 26 vjeç për veprën penale “Korrupsion aktiv”.
Nga provat e administruara, dyshohet se gjatë kryerjes së detyrës, punonjësi i policisë ka marrë një shumë parash nga shtetasi K.M.
Hetimet vazhdojnë për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe nëse ka të implikuar të tjerë të mundshëm.
SHÇBA mbetet e përkushtuar në misionin e saj për garantimin e zbatimit të ligjit dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të abuzimit apo shkeljes së ligjit nga ana e punonjësve të Policisë së Shtetit duke telefonuar në numrin e gjelbër 0800 90 90.