Ra në kontakt me rrymën elektrike tek “Rruga Elbasanit” / Ndahet nga jeta i riu

Një 27-vjeçar ka humbur jetën pasi ka rënë në kontakt me rrymën elektrike në “Rrugën e Elbasanit”, Tiranë.
Mësohet se i riu ka qenë duke punuar në ambientet e lokalit dhe në rrethana të paqarta ka rënë në kontakt me energjinë, gjë e cila i shkaktoi dhe humbjen e jetës në spital.
Policia vijon hetimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, ndërkohë që po merren në pyetje edhe dëshmitarë të rastit që kanë parë skenën.

Njoftimi i policisë
Më datë 11.09.2021, rreth orës 12:45, në Rrugën e Elbasanit, dyshohet se duke punuar në një lokal ka rënë kontakt me rrymën elektrike dhe për pasojë ka humbur jetën në spital shtetasi G. B., 27 vjeç.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.