Elbasan/ Për të dytin vit shkolla në Tregan nuk hapet, shkak mosdhënia e fondeve nga Ministria

Për të dytin vit rradhazi në njësinë administrative Tregan, Elbasan, nuk janë hapur dyert e shkollës. Shkak për këtë është bërë mosshënia e fondeve për të ndërtuar shkollën e re.
E vetmja shkollë për banorët e këtij komuniteti nuk është me funksionale, pasi pësoi dëmtime nga tërmeti i 3 viteve më parë, por sipas banorëve kjo nuk është arsye pse shkolla duhet të qëndrojë në këtë gjendje për afro 3 vite.

Prej afro 3 vitesh fëmijët e këtij fshati janë të detyruar që të shkojnë në shkollën e Kuqanit disa kilometra më larg. Banorët e Llixhës shprehen se ndihen të shqetësuar për të ardhmen e fëmijëve të tyre, sepse shkollën detyrohen ta bëjnë diku tjetër dhe për më të vegjlit është shumë e vështirë.

Ndonëse bashkia e Elbasanit ka bërë gati projektin e ndërtimit të shkollë së re, në themelet e asaj të dëmtuar dhe e ka dërguar për miratim në Ministrinë e Arsimit, ende fondi nuk është alokuar. Drejtore e Politikave të Arsimit dhe Edukimit thotë se është në pritje të fondit për të nisur punimet.

Për shkak të distancës nga zona ku banojnë fëmijët e Treganit pak janë duke e ndjekur mësimin plotësues të lancuar nga Ministria e Arsimit. Por për prindërit e tyre shqetësim është nisja e shirave dhe ardhja e dimrit ku të vegjëlit do të shkojnë në shkollë pa patur kujdesin e tyre.