Gati një muaj nga humbja e kontakteve me familjarët e tij, nuk dihet asgjë mbi fatin e Hamdi Lamit 75 vjeçarit nga fshati Sebisht në Librazhd.
Të shqetësuar për fatin e familjarit të tyre të afërmit kanë kryer denoncim në policinë e Librazhdit, por deri më tani nuk kanë marrë asnjë lajm. E irrituar për faktin se policia nuk ka bërë mjaftueshëm për gjetjen e babait të saj, vajza e 75-vjeçarit lutet që gjithkush ka informacion të kontaktojë me të ose policinë për ta kthyer në familje. Aktualisht edhe përpjekjet e familjarëve kanë qënë pa rezultat. Sot ata kërkojnë ndihmën e të gjithë shqiptarëve për ta rikthyer të moshuarin në shtëpi.
Njoftimi i familjes
Nje 75-vjeçar nga fshati Sebisht, Librazhd ështe larguar nga shtëpia e tij që prej 20 Nëntorit.
Familjarët e Hysen Lamit thonë se ai doli nga shtëpia atè ditë rreth ores 10:00 dhe ende nuk eshte kthyer.
Ata kanë bërë denoncim në polici menjëhere pas largimit të tij nga shtëpia, por ende nuk ka asnje informacion rreth të moshuarit të humbur. Tani ata kerkojnë ndihmën e shaiptarëve për gjetjen e 75-vjeçarit.
NDIHMONI TE MOSHUARIN TE KTHEHET TEK FAMILJA!
Kushdo qe ka informacion rreth vendndodhjes se tij, apo e ka pare diku, mund te kontaktoje.
Apeli i vajzës:
“Persh Jam vajza e Hysen Lamit kam humbur kontaktet me babain ne 20 nentor kemi bere denancim ne polici po asnje rezultat prandaj po ju shkruaj juve qe te me ndimoni. Po jua dergoj dhe foton.Mosha 75 vjec”.
