PS fiton bashkinë e radhës/ Ja cila është ajo

Përfundon  numërimi në KZAZ Nr. 19 në Dibër. Gazetarët  bëjnë të ditur se janë numëruar 100 nga 101 kuti.

Nga 56,780 votues në këtë bashki kanë ushtruar të drejtën e tyre 23,840 qytetarë. Vota të vlefshme janë 23,009 kurse të pavlefshme rezultojnë  557.

Një kuti e dëmtuar me 195 vota do të shqyrtohet në KQZ.