Plasën tradhtitë edhe këtej/ “Fenomeni Instagramit” rrëfen tradhëtinë që i ka bërë ish-së dashurës

I cilësuar si “fenomeni i Instagramit”, Elhaid Cufi që njihet për poezitë e ëmbla për gratë, ka “rrëfyer” në BB-VIP tradhëtinë që ai i ka bërë kohë më parë ish-së dashurës së tij.
“Po kam tradhtuar një herë, të flasim sinqerisht. Faktikisht ishim në fund të lidhjes edhe jo se ishte konsumuar si lidhje po dëshironim t’i jepnim një drejtim pasi ishte duke u bërë toksike. Kishim 2 vite lidhje dhe erdhi një moment që nuk shihnim të ardhme bashkë. Shihja që nuk ishte në rregull as nga pala tjetër, kisha dyshimet e mia dhe po më vrisnin,” – rrëfeu Elhaidi në një bisedë me Monikën në provën e javës.
Kujtojmë se tradhëtinë e bërë ndaj bashkëshortes e ka “rrëfyer” dhe Ilir Shaqiri, i cili është shprehur se është falenderues ndaj faljes së bërë prej saj.