“Big Brother” ka filluar me debate të forta mes personazheve VIP, ku vendin kryesor e zunë debatet e forta mes Arditit dhe Palomës.
Ishte kjo e fundit që disa herë e ka pyetur këngëtarin nëse ishte homoseksual ose jo, çka nuk është pritur mirë nga banorët e tjerë që e konsideruan lojën e Palomës si të pisët.
Ndonëse personazhet i dolën në krahë Arditit gjatë përballjes së tij me Palomën, disa minuta më pas u transmetua një video ku të gjithë banorët “ishin kundra” Arditit. Ai u akuzua nga të gjithë se po e përdorte Beniadën, çka nuk u mohua prej tij.
Shtëpia më e famshme në Shqipëri po rezervon surpriza për sot, ku pritet të diskutohet sherri mes Ilirit dhe Semit, pasi kjo e fundit i nxorri gishtin e mesit.
