Ngritja e kampeve të refugjatëve në Shqipëri/Qytetarët elbasanas të dyjëzuar:Ne na iku rinia jonë presim refugjatë, por…

Shëngjini dhe Gjadri do të kthehen në qendra pritëse për 36 mijë emigrantët që do të vijnë nga vendet e Afrikës. Takimi i mesit të gushtit mes kryeministrit Edi Rama dhe homologes italiane Giorgia Meloni prodhoi marrëveshjen e emigrantëve, mes dy vendeve. Sipas saj Italia do të ndërtojë qendra në Shqipëri për të pritur emigrantët që synojnë të mbërrijnë në Itali.
Të pyetur nëse janë dakord apo jo me ardhjen e emigrantëve në Shqipëri, qytetarët elbasnas janë të dyjëzuar në mendime. Mendimet kundër e vënë theksin se nuk është bërë asnjë konsultim publik me ta, nëse janë apo jo dakord për vendosjen e emigrantëve në një nga pikat më të bukura turistike të qarkut Lezhë. Problem tjetër shohin edhe ndasinë kulturore duke theksuar se bëhet fjalë për dy popuj shumë të ndryshëm nga shqiptarët.

Jo nuk jam dakord, duhet ta kishin hedhur për diskutim, ose të kalojë nga parlamenti. Ne po na ikën rinia jonë, e na duhet të presim refugjatë-thotë një qytetar.
Ne nuk i njohim ata. Bëhet fjalë për dy popuj të ndryshëm. Po të ishin europian edhe mundet, por nga Azia është absurde, plus që këtu nuk do gjejnë as kushte-shprehet një qytetar tjetër.

Sakaq qytetarët të cilët shprehen pro ardhjes së refugjatëve në Shqipëri e shohin në aspektin human, pasi bëhet fjalë thonë ata për popuj në nevojë. Sikundër shqiptarët janë refugjatë nëpër botë, tani është radha jonë të ndihmojmë popujt në nevojë, pohojnë ata gjë të cilën e kemi parë e dëgjuar të artikuluar edhe nga qeveria.


Unë nuk jam kundër që të vijnë. Njerëz janë edhe ata si ne,ndaj duhet t’i presim se ne shqiptarët kemi vuajtur vetë”-citon një qytetar.
“Kemi qënë vetë refugjatë dhe kur nuk na trajtonin mirë ankoheshim.Ndaj unë them se i duhet dhënë një dorë”-pohon një tjetër.

Marrëveshja do të fillojë të zbatohet në pranverë të 2024-tës. Kujtojmë se gjatë këtij viti që nuk është mbyllur ende, më shumë se 145 mijë persona mbërritën në brigjet italiane./elbasanion