Ndahet nga jeta ara kohe mësuese Teuta Avdiu (Laçka).
Ikja e saj ka hidhëruar pa masë familjen, të afërmit, kolegët dhe nxënësit.
Një dedikim të veçantë ka bërë Zyra Vendore Arsimore Gramsh:
Me hidhërim të thellë njoftojmë ndarjen e parakohshme nga jeta, të mësueses dhe koleges sonë të dashur dhe të respektuar, Teuta Avdiu (Laçka).
Teuta u lind më 21.05.1970.
Ndoqi studimet e larta e u dilpomua në degën Gjuhë Shqipe dhe Letërsi me rezultate të shkëlqyera.
Prej vitit 1997, ka qenë mësuese pranë shkollës 9-vjeçare “Rilindja” Gramsh, duke dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në arsim dhe duke lënë gjurmë të pashlyeshme tek nxënësit dhe kolegët e saj.
Teuta ishte një mësuese shumë e përkushtuar dhe një mikeshë e veçantë për të gjithë ne. Kontributi i saj në arsim dhe dashuria për nxënësit do të mbeten gjithmonë në kujtesën tonë.
Ngushëllimet tona më të sinqerta shkojnë për familjen dhe të afërmit e saj në këto momente të vështira.
U prehtë në paqe !
