78-vjeçari me emrin Zyhdi Shehu ka goditur disa herë me bastun shokun e tij të dhomës, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.
TIRANË- Policia ka ndaluar kryeinfermieren dhe infermieren të cilat kanë qenë në turn në azilin privat ku u regjistrua ngjarja e rëndë mëngjesin e sotëm në Tiranë.
78-vjeçari me emrin Zyhdi Shehu ka goditur disa herë me bastun shokun e tij të dhomës, Virxhil Veshon duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Polica vuri me në pranga menjëherë 78-vjeçarin.
Sherri mes tyre ka nisur, pasi dyshohet se 82-vjeçari ndodhej në krevatin e Zyhdi Shehut. Për këtë arsye, Shehu ka marrë bastunin dhe ka nisur të godasë shokun e dhomës disa herë. Dy të moshuarit vuanin nga skleroza dhe flinin në një dhomë.
