Mjeti përplas për vdekje të moshuarin në unazën e Elbasanit

Një i moshuar ka humbur jetën mbrëmjen e kësaj të premte në Elbasan, si pasojë e  një aksidenti automobilistik që u regjistrua në unazën e qytetit. Automjeti  me drejtues shtetasin A. M., 20 vjeç ka aksidentuar shtetasin S. K., 74 vjeç, këmbësor, i cili për pasojë ka humbur jetën gjatë transportimit me ambulancë, në spital.

 

Elbasan/Informacion paraprak

Rreth orës 19:35, në unazën e qytetit, automjeti me drejtues shtetasin A. M., 20 vjeç ka aksidentuar shtetasin S. K., 74 vjeç, këmbësor, i cili për pasojë ka humbur jetën gjatë transportimit me ambulancë, në spital.

Shtetasi A. M. u shoqërua në Komisariat, për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe vijon veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.