HISTORIKE/ Shqipëria siguron kualifikimin për në “Gjermani 2024”

Shqipëria është zyrtarisht në Europianin e “Gjermani 2024”, për herë të dytë në historinë e saj. Strategu Sylvinho me një punë heroike dhe me një grup futbollistësh të jashtëzakonshëm kanë bërë në rrugëtim shumë të mirë, duek siguruar kualifikimin edhe pas barazimit 1-1 në transfertën ndaj Moldavisë.Nuk ishte aspak një duel i thjeshtë, ashtu siç edhe ishte parashikuar. Goli i vetëm do të vinte në minutën e 25-të, teksa Seferi fitoi një penallti pas një faulli në zonë. Nga pika e bardhë Cikalleshi e dërgon topin në rrjetë duke gëzuar 2 mijë tifozët e pranishëm në Kishiniev.Vendasit kërkuan me ngulm barazimin në pjesën e dytë, ndërkohë që Shqipëria ju afrua shumë golit të dytë me Seferin, që u ndal dhe nga traversa. Në fundin e ndeshjes, kuqezinjtë u befasuan nga një gol i Baboglo, i cili përfitoi nga hezitimi i mbrojtjes sonë. Tashmë mbetet edhe sfida e fundit, me Ishujt Faroe, e cila do të luhet më 20 nëntor në “Air Albania” dhe ku festa do të jetë spektakolare. Gjermania dhe Berlini kanë hapur dyert për kuqezinjtë tanë.