Milarda dollarë për teleskopin që lëshohet sot në hapësirë James Webb (VIDEO LIVE)

Teleskopi Hapësinor James Webb, një instrument i NASA-s i krijuar për të parë të shkuarën do të niset ditën e sotme nga bregu verilindor i Amerikës së Jugut. Nëse gjithçka shkon siç është planifikuar, instrumenti 14,000 paund, i cili do të shpaloset në madhësinë e një fushe tenisi, do të çlirohet nga raketa e ndërtuar në Francë pas një udhëtimi 26-minutësh në hapësirë.

Gjatë muajit në vijim, teleskopi Webb do të vijë në destinacionin e tij në orbitën diellore afërsisht 1 609 344 km nga Toka – rreth katër herë më larg se hëna. Rruga speciale orbitale e Webb-it do ta mbajë atë në një linjë të vazhdueshme me Tokën ndërsa planeti dhe teleskopi rrethojnë diellin së bashku. Për krahasim, paraardhësi 30-vjeçar i Uebit, Teleskopi Hapësinor Hubble, rrotullohet rreth Tokës nga 547 km larg, duke kaluar brenda dhe jashtë hijes së planetit çdo 90 minuta.

Webb është rreth 100 herë më i ndjeshëm dhe ka kushtuar rreth 10 miliardë dollar për t’u ndërtuar se Hubble dhe pritet të transformojë thellësisht të kuptuarit e shkencëtarëve për universin dhe vendin tonë në të.