Ka mbërritur në gjykatën e Elbasanit autori i vrasjes në burgun e Peqinit Sokol Mjacaj dhe 12 personat e zinxhirit komandues të IEVP Peqin. Masa e sigurisë mbahet nën masa të rrepta sigurie, ndërsa gjykata e Elbasanit është blinduar që në orët e para të mëngjezit të kësaj të marte.
Sakaq në ambjentet e jashtme të gjykatës ka familjarë të të ndaluarve.
Mjacaj akuzohet se vrau me armë të dënuarin me burgim të përjetshëm, Arben Lleshin dhe plagosi shokun e tij të qelisë, Indrit Shaqaj.
Seanca gjyqësore nis në orën 10:00. Ndërkohë kujtojmë se prokuroria ka kërkuar ‘arrest me burg’ për Sokol Mjaçajn dhe 12 zyrtarët e burgut të Peqinit.













