Një i ri humbi jetën pak minuta më parë në një tragjedi rrugore që ndodhi në dalje të Tiranës në zonën e Kamzës, raporton noa.al.
Aksidenti ndodhi rreth orës 07:50, në Valias kur mjeti me drejtues shtetasin Sh. S., është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin Ylli Lika, 36 vjeç.
Si pasojë e aksidentit Ylli Lika, drejtuesi i motomjetit ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
