Ne ju prezantojmë me recetën më të mirë të bukës së misrit të bërë më shtëpi që është një nga perberesit kryesorë të kësaj pjate tradicionale të Vitit të ri
Përbërësit:
245 gram miell misri
355 ml qumësht
212 gram miell të zakonshëm
1 ½ lugë çaji pluhur pjekjeje
¾ lugë gjelle sodë pjekjeje
3/4 lugë gjelle me kripë
226 gjalpë i shkrirë ( pa kripë)
100 gram sheqer
3 lugë gjelle mjaltë
3 vezë të mëdha
Udhëzime:
Në një enë të madhe bashkoni miellin e misrit, qumështin dhe i përzieni mirë me një rrahës elektrik. I lini në temperaturë ambienti për 30 minuta.
Ndërkohë parangrohni furrën në 200 gradë celsius.
Në një tas tjetër bashkoni miellin e zakonshëm, pluhurin pjekës, sodën e pjekjes dhe pak kripë.
Tek tasi i parë, shtoni gjalpin e shkrirë, sheqerin, mjaltin, vezët dhe i përzieni sërish derisa përbërësit të kombinohen mirë.
Tani bashkokoni të dy masat bashkë dhe i përzieni edhe njëherë të gjitha bashkë.
Masën e përgatitur e shtroni me kujdes në një tavë dhe e fusni në furrë për 30 minuta.
E lini të ftohet 10 minuta para se ta shërbeni dhe ndërkohë mund ta shijoni me mjaltë, gjalpë ose djath të bardhë. Ju bëftë mirë!
