Humb kontrollin, përplaset për vd*ekje drejtuesi i motorit

Përplaset për vdekje drejtuesi i motorit.

‘Rreth orës 17:50, në aksin rrugor “Fier-Pishporo”, shtetasi Ll. D., rreth 64 vjeç, duke drejtuar një motomjet pa targa, ka humbur kontrollin e motomjetit dhe ka dalë nga rruga.

Si pasojë e daljes së motomjetit nga rruga ka humbur jetën shtetasi Ll. D..

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit’, njofton policia.