Italia mundet nga Zvicra dhe i thotë ‘lamtumirë’ Euro 2024

GJERMANI – Italia eliminojhet nga kampionati Europian nga Zvicra e cila e mundi në fazën e 1/8-ave me shifrat 2-0 nga një gol për secilën pjesë.

Që nga fillimi i lojës ishin helvetët që dominuan me lojë dhe raste ndërkohë që Donarumma rezistoi deri në minutën e 37-të kur Freuler i ndihmuar edhe nga një divijim që arrin të zhbllokojë takimin.

Me këto shifrat 1-0 në favor të skuyadrës së kapitenit Xhakla u mbyllën 45 minutat e para. Ndërkohë në pjesën e dytë ndodh e pabesueshmja, ende pa u mbyllur 60 sekonda Vargas shënon një super gol nga distance duke mposhtur edhe pikën më të fortë të italianëve Donaruma, këtë herë pa asnjë devijim.

Ragfimi i axurrëve ishte i vakët dhe u treguan të pafuqishëm për të ngushtuar diferencën dhe jo më për të kthyer një humbje që vulosi paraqitjen e dobët të skuadrës kampione të europës në fuqi.