Damian Gjiknuri ka bërë të ditur përmes një postimi në “Facebook” se ka realizuar disa takime me Asambletë e Partisë Socialite në qarkun e qytetit, si dhe nuk ka nguruar së shprehuri synimet për të fituar të gjitha bashkitë e qarkut.
Postimi i plotë
Elbasan – Takime me Asambletë e Partisë Socialiste në Rajonet 1, 2, 3, 4, 5, 6 të qytetit dhe Njësitë Administrative Shushicë e Bradashesh.
Kemi filluar analizën e rezultatit të marrë në 25 Prill në çdo njësi të Qarkut Elbasan që do pasojë me ri-organizimin e çdo strukture socialiste.
Ky proces është domosdoshmëri për të dalë fitues në të gjitha Bashkitë e Qarkut në zgjedhjet lokale të vitit 2023 dhe ato parlamentare të vitit 2025.