“Gëzuar Krishtlindjet” Mesazhi i parë SMS u shit për 150,000 dollarë

SMS-ja e parë në botë është shitur për rreth 150 mijë dollarë në një ankand në Paris.

Mesazhi ku shkruhej “Gëzuar Krishtlindjet”, u dërgua nga programuesi britanik Neil Papworth nga kompjuteri i tij më 3 dhjetor 1992 tek Richard Jarvis, atëherë drejtor i kompanisë së telekomunikacionit në Mbretërinë e Bashkuar Vodafone.

NFT është një njësi unike, një kopje e protokollit origjinal të komunikimit që transmetoi SMS, tha shtëpia e ankandeve.  Blerësi i cili ka prefurar të mbetet anonim, pagoi me kriptomonedhën Ether, dhe do të marrë gjithashtu një kornizë digjitale me një animacion 3D të mesazhit që po merr.