Mediat turke janë duke raportuar për një ngjarje tragjike mes Greqisë dhe Turqisë. Duke iu referuar një postimi në Twitter të ministrit të Brendshëm të Turqisë, Suleyman Soylu, “Hurriyet” shkruan se mëngjesin e sotëm në zonën kufitare mes dy shteteve janë gjetur të vdekur 12 persona.
Dyshohet se ata kanë ndërruar jetë për shkak të temperaturave të ulta, ndërsa nuk kishin veshur as këpucë dhe as rroba të trasha që të përballonin të ftohtin e këtyre ditëve.
Sipas minitrit turk, ata janë kthyer mbrapsht nga rojet kufitare greke, të cilat më parë i kanë detyruar që të heqin këpucët dhe xhupat.
“Kjo është barbari. 12 emigrantë gjenden të ngrirë në mes të ftohtit pa këpucë dhe veshje të trasha. BE është pa zgjidhje”, shkruan ai në Twitter.
Tarih: 2.2 2022
Yer: İpsala Yunanistan SınırıAyakkabıları çıkarılmış, elbiseleri soyulmuş Yunan sınır birlikleri tarafından geri itilmiş 22 göçmenden 12’si dondu
AB çaresiz, cılız ve insanlıktan yoksun.
Yunan sınır birlikleri, mağdura cani,
FETÖ’ye müşfikAllah rahmet eylesin pic.twitter.com/yBFObmdSxk
— Süleyman Soylu (@suleymansoylu) February 2, 2022
