Elbasani do të mirëpresë më 26 nëntor 2 qeveritë e shteteve shqiptare, të Shqipërisë dhe të Kosovës.
Ky lajm është bërë nga kryeministri Rama, i cili në rrjetet sociale ka shkruar: “Nesër mbledhja e përbashkët e dy qeverive në Elbasan”.
Në mbledhjen e përbashkët do nënshkruhet marrëveshja mes Shqipërisë dhe Kosovës që ka të bëjë me lejet e qëndrimit të shtetasve të 2 vendeve.
Sipas marrëveshjes së miratuar nga qeveria, shtetasit nga Kosova do të marrin leje qëndrimi me afat 5-vjeçar me një aplikim dhe pa dokumente, duke eleminuar burokracitë midis dy shteteve.
Çka kanë tërhequr vëmendjen janë maskat me simbolet shqiptare që do të mbahen nga parlamentarët tanë. Flamujt e dyshteteve do të kenë formën e një qelimi tradicional, ndërkohë që ditën e sotme Elbasani ka festuar Ditën e Pavarësisë së qytetit.
